Refuzoi Barcelonën për Dinamo Zagrebin

Futboll

Refuzoi Barcelonën për Dinamo Zagrebin

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:34
Refuzoi Barcelonën për Dinamo Zagrebin

Një nga lojtarët më premtues dhe të talentuar në Kombëtaren e Spanjës është Dani Olmo. Nw njw intervistw pwr mediat, 22-vjeçari ka treguar për largimin e tij nga Barcelona, për të kaluar te Dinamo Zagreb në vitin 2014.

Spanjolli edhe “mburret” pak për atë që ka bërë, pasi është vërtet diçka e çmendur që të largohesh nga Barcelona për në Kroaci tek ekipi i dytë i Dinamo Zagreb.

“Futbolli është vërtet i bukur dhe i çmendur. Askush nuk do ta bënte atë që bëra unë mendoj. Më thoni dikë që refuzon të qëndrojë te Barcelona dhe largohet për në Kroaci. Unë e bëra!

Më thoni dikë që ka lindur 25 km larg “Camp Nou” dhe është rritur në “La Masia” që do të linte Barcelonën për të kaluar në Kroaci.

Futbolli është vërtet i bukur dhe tregon që çdo gjë arrihet me punë”, përfundoi Olmo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat