Godin rrëfen prapaskenat

Futboll

Godin rrëfen prapaskenat

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:43
Godin rrëfen prapaskenat

“Kam ardhur te Cagliari për ta ndihmuar. Ideja ishte për ta ndihmuar ekipin të luftojë për ‘Europa League’. Synimi ishte ajo që dëshironte presidenti, një hap përpara”. Mbrojtësi uruguajan, Diego Godin, në dritën e një realiteti tjketër me klubin e ri, që po lufton për mbijetesë në Serie A, shtoi më tej për “As”: “Tashmë, te Cerro në Uruguaji kisha përjetuar situata të ngjashme. Pas kaq shumë vitesh në Europë, lufta për të fituar tituj është më e vështirë. Ne kemi hyrë në këtë situate, që sjell njëfarë ankthi, nervozizëm.

Për mua, që jam nga lojtarët më me përvojë, gjeneron shumë përgjegjësi, që e marr përsipër. Deri në fund do të jenë si ndeshje finale. Simeone? Djalosh i madh, stërvitet mirë, është gjithmonë pozitiv dhe përpiqet të përmirësohet. Ka forcë të madhe fizike, kjo i jep atij diçka më shumë në fushë. Ai ka cilësitë për ta provuar veten në kampionate të tjera, La Liga ose Premier League. Me siguri do të vazhdojë të rritet”.

Pyetjes pse u largua nga Interi, mbrojtësi veteran iu përgjigj: “Kjo ishte zgjedhja e trajnerit Conte. Mendova se do të luaja në qendër të mbrojtjes, ku isha mësuar, duke mbuluar dhe drejtuar prapavijën.

Duhej të bëja shumë përpjekje për ta ndryshuar mentalitetin dhe fizikun tim, një përpjekje e jashtëzakonshme në moshën time. Unë e bëra këtë, shoqëruar me gjëra të mira. Unë marr mesazhe dashurie nga tifozët e Interit dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi. Fitimi i këtij lloji respekti nuk ishte i lehtë. Nuk vazhdova atje prej zgjedhjes së trajnerit.

E ardhmja? Nuk mund të them, edhe 2 ose 4 vite të mbetura në karrierë… Unë mendoj sezon pas sezoni. Tani dua të ndihmoj Cagliari, të mbijetojmë në Serie A. Unë jam këtu për një zgjedhje familjare, është një klub i shkëlqyeshëm. Këtu i duan uruguajanët. Në një periudhë afatmesme dua të luaj Kupën e Amerikës, ta fitoj atë dhe ta dërgoj Uruguajin në Kupën e Botës, duke luajtur për të katërtën herë personalisht në këtë kompeticion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat