Ismet Munishi: Kur anagazhohen lojtarët, vijnë të gjitha – jam i lumtur me paraqitjen e tyre

Futboll

Ismet Munishi: Kur anagazhohen lojtarët, vijnë të gjitha – jam i lumtur me paraqitjen e tyre

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:09
Ismet Munishi

Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Besës në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.

Gjilani ka fituar ndaj Besës me rezultat të thellë 5-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, ndërsa tha se Besa ka një ekip mjaft të mirë dhe mund t’i shkaktojë probleme skuadrave në vazhdim të kampionatit.

“Fitoni është lojtar shumë i mirë si në sulm si në mbrojtje, jemi dal sot me formacion ofansiv dhe normalisht që Fitoni vetëm rolin e ka pas aty (mbrojtës anësor), sepse shumicën e kohës ka qenë në sulm, jam i kenaqur me të gjithë futbollistet”, tha fillimisht Ismet Munishi.

“Me të vërtetë më ka befasu me lojë të mirë Besa, ka lojtarë shumë të talentuar, rezultati nuk është ne raport me atë se çka kanë treguar dy skuadrat në fushë, jam i kënaqur me qasjen e lojtarëve dhe me seriozitetin e angazhimin. Kam një grup të futbollisteve që janë të deshmuar, pavarësisht se Besa është përshëndet nga Superliga, por kemi pa që disa skuadra kanë dit me u befasu dhe mund t’i befasojë në të ardhmen”, vazhdoi ai.

“Është e vëretë që të gjithe golat ishin te bukur, nuk do ta veçojë asnjë. Me të vertete më vjen mirë që shumë futbollistë u zhbllokuan në këtë takim, kur luan dhe angazhohesh vijnë të gjitha”, përfundoi Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat