Barazon rekordin e Mourinhos

Futboll

Barazon rekordin e Mourinhos

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:22
Barazon rekordin e Mourinhos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u bashkua me partnerin e vjetër, Jose Mourinho, si trajnerët me më shumëe paraqitje në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e tij kaloi Borusia Dortmundin në çerekfinale. “Qytetarët” u detyruan të punojnë shumë për fitoren e përgjithshme 4-2.

Sidoqoftë, golat e Rijad Mahrez dhe Fil Foden, përfundimisht iu dhanë fund shpresave të gjermanëve për kualifikim, duke e ngritur trajnerin Guardiola në të njëjtin nivel me “Special One”.

Guardiola e siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për të tetën herë në karrierën e tij, të mërkurën. Vetëm Mourinjo, i cili ka qenë protagonist i një seri takimesh të ndezura me Guardiolën, ndërsa ishin në krye të Real Madridit dhe Barcelonës, ​​ka arritur të tilla paraqitje në fazën e parafundit të garës.

Portugezi ka arritur në gjysmëfinale me katër klube të ndryshme; Porto, Chelsea, Interin dhe Real Madridin, ndërsa e fitoi trofeun në krye të Portos dhe Interit. Ndërkohë, Guardiola, i ka drejtuar të tria klubet e tij drejt gjysmëfinales,

Barcelona, ​​Bajern Munih dhe Man. Siti, por e ngriti për herë të fundit titullin në sezonin 2010-2011, ndërsa ishte ende me katalanasit.

Manchester City tani përgatitet për një përplasje në gjysmëfinale kundër PSZh-sw, i cili mori hak ndaj Bajern Munihut për humbjen e finales së vitit të kaluar. Ndeshja tjetër në gjysmëfinale sheh dy ish-klubet e Mourinjos të “përplasen: Çellsi me Real Madridin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat