Cannavaro: U tmerrova tek Interi

Futboll

Cannavaro: U tmerrova tek Interi

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:03
Cannavaro: U tmerrova tek Interi

Në karrierën e tij të shkëlqyeshme, Fabio Cannavaro grumbulloi disa trofe, duke u bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Ai meritoi njohjen më të rëndësishme në nivel individual, “Topin e Artë”, të fituar më 2006, pasi u bë kampion bote me Italinë në Berlin. Megjithatë, karriera e mbrojtësit napolitan mund të kishte përfunduar ca kohë më herët, kur luajti për Interin.

Fabio, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok, iu përgjigj pyetjes së një tifozi, nëse  kishte menduar ndonjëherë të tërhiqej para kohe nga futbolli i luajtur.

Dhe përgjigja e Cannavaro i la të gjithë të befasuar: “Po, isha tek Interi dhe kisha një frakturë stresi në tibia. Në atë vit e gjysmë atje kam vuajtur vërtet shumë, aq sa në një moment të caktuar më erdhi në mendje tërheqja nga futbolli. Një mendim që më pas, për fat të mirë, e hodha larg”.

Asokohe ishte viti 2004, me Cannavaro vetëm 31 vjeç. Për fat të mirë, ai vendosi të vazhdojë të provojë me fanellat e Juventusit dhe Real Madridit, ku tregoi se ishte ende një nga mbrojtësit më të fortë në skenën botërore. Pastaj, një vit në Emiratet e Bashkuara Arabe, me Al Ahli, ku mbërriti “pensionimi” më 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat