Dënohen 12 futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubeve të Kosovës

Futboll

Dënohen 12 futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubeve të Kosovës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:21
Dënohen 12 futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubeve të Kosovës

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, java 22.

Pas shqyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni disiplinor nuk toleroi aspak, duke dënuar plot 12 futbollistë, trajnerë dhe zyrtarë të klubeve.

Vendimet e plota të Komisionit disiplinor: 

Kryetari i KF Vitia, Florent Emini; në procedurë disiplinore, ngase pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së javës së 22-të, Vitia – Flamurtari, bashkë me një person të paautorizuar, hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur gjyqtarët e ndeshjes dhe fyen e i kërcënon ata, si dhe akuzon organet e FFK-së. Po ashtu i njëjti nuk kishte lejuar të fillojë pjesa e dytë për 10 (dhjetë) minuta me pretekst se ‘nuk vazhdojmë pjesën e dytë pa ardhur prokurori, sepse dyshon në ndarjen e drejtësisë’. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1, pika c , të Rregullores disiplinore;
DENOHET me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë.

Drilon Leci, futbollist i KF Minatori nga Magura, me numër të fanellës 2 dhe ID 004937M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq në minutën 50 (ndërhyrje e ashpër), në ndeshjen e javës së 23-të, Vjosa – Minatori, e zhvilluar më 14.04.2021 në Shtime. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Brahim Kelmendi, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 2 dhe ID 010118M98, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini, e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, te rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Beqir Tolaj, futbollist i KF Dushkaja nga Lugu i Bunarit, me numër të fanellës 10 dhe ID 005254M91, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Dion Stublla, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 1 dhe ID 006767M99, në procedurë disiplinore për shkak të kartonit të kuq (grushtim i futbollistit rival) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A, të Rregullores disiplinore.
DENOHET: me tri ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Rinor Hoti, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 22 dhe ID 017519M01, për shkak të kartonit të kuq (sharje) në minutën e 30-të, në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar ne nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET: me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Jozef Lekaj, futbollist i KF Dukagjini nga Gjakova, me numër të fanellës 10 dhe ID 004700M98, për shkak të kartonit të kuq (sharje) në ndeshjen e javës 23, Dushkaja – Dukagjini e zhvilluar më 14.04.2021 në Brestovik. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore.
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Genc Sermaxhaj, trajner i FC Drita, me numër të ID 011281M98, në ndeshjen KF Drita –Prishtina në Superligën e juniorëve e zhvilluar në Gjilan. Në minutën e 90- të të takimit për fyrje ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me mosudhëheqje të ekipit në dy ndeshje të organizuara nga FFK.

Naser Shaqiri, zyrtar i klubit KF Drenica, në ndeshjen KF Ferizaj – KF Drenica, e zhvilluar në Ferizaj në Superligën e juniorëve. Në minutën e 61-të të takimit (proteston) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

Sokol Kiqina, futbollist i KF Feronikeli si dhe me numër të ID 006181M02. Në ndeshjen KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 67 të takimit fyerje me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Bojken Shala, futbollist i KF Besa si dhe me numër të ID 004083M02. Në ndeshjen KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 67 të takimit fyerje me lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me dy ndeshje moslojë të organizuara nga FFK.

Fetim Kasapi, ndimëstrajner në KF Besa. Në takimin KF Feronikeli – KF Besa, në Superligën e juniorëve në minutën e 69 të takimit ofendon gjyqtarin kryesor dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore;
DENOHET me mosudhëheqje të ekipit në dy ndeshje të organizuara nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat