“Real Madrid, Chelsea dhe Man City të premten do përjashtohen nga Liga e Kampionëve”

Futboll

“Real Madrid, Chelsea dhe Man City të premten do përjashtohen nga Liga e Kampionëve”

Më: 19 prill 2021 Në ora: 19:15
Jesper Moller

Drejtori i Federatës Daneze, Jesper Moller ka njoftuar se tri skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea do përjashtohen.

Meqenëse pranuan të jenë pjesë e Superligës Evropiane, te tri klubet do përjashtohen nga të gjitha garat dhe mesa duket kjo do hyjë në funksion këtë të premte.

Këtë e ka paralajmëruar Moller, që tha se trofeu i Ligës së Kampionëve ose do t’i dorëzohet PSG-së, ose Dortmund, Atalanta dhe Porto do kualifikohen automatikisht në gjysmëfinale.

“Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea do dalin jashtë dhe pres kjo të ndodh të premten”.

“Pastaj, trofeu ose do t’i dorëzohet PSG-së, ose klubet si Dortmund, Atalanta dhe Porto do luajnë në gjysmëfinale”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet brenda kësaj javë tërë vendimet e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat