Çfarë flitet për Mourinhon?

Futboll

Çfarë flitet për Mourinhon?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:47
Çfarë flitet për Mourinhon?

Shkarkimi nga Tottenham mund të ketë qenë, të paktën për momentin, aventura e fundit e Jose Mourinho-s në drejtim të një klubi.

Në fakt, për Special One mund të hapen dyert e një kombëtareje. Dhe jo të një çfarëdo, por ato të Portugalisë.

Ai që e ka konfirmuar interesimin e federatës portugeze për ish-trajnerin e Inter-it ka qenë vetë trajneri aktual i luzitanëve, Fernando Santos, i cili është shprehur në favor të mundësisë që Mou të marrë vendin e tij.

“Kur jam emëruar, Fernando Gomes (presidenti i Federatës) më ka thënë se donte të ma besonte mua projektin e tij dhe projekti i tij do të mbarojë në 2024-ën”, ka thënë Santos për Radio Renascença.

“Deri në atë moment, do të vazhdoj bashkëpunimin. Më pas do të mendoj për gjithçka. Jose Mourinho do të ishte një zëvendësues i mirë, por Portugalia ka trajnerë të aftë dhe me cilësi që do të më zëvendësonin shumë mirë mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat