Villarreal – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Futboll

Villarreal – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të javës në La Liga

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:15
Villarreali dhe Barcelona

Villarreali dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është mysafir i Villarrealit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 32-të, takim që do të zhvillohet në Estadio de la Ceramica nga ora 16:15.

Ekipi i Ronald Koeman vjen nga një formë e lartë dhe synon fitoren e radhës për të kaluar Real Madridin në renditje dhe për t’i qëndruar hije Atletico Madridit.

Në anën tjetër, vendasit kanë rënë në formë ndeshjet e fundit duke humbur dy nga tri takimet dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky derbi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Villarreal: Asenjo; Albiol, Pau, Parejo, Gerard, Foyth, Chukwueze, Trigueros, Alcacer, Alberto, Capoue

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Alba; Griezmann, Messi;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat