Prokurori Besim Kelmendi: Kemi pasur informacione që mund të ketë kurdisje në Superligën e Kosovës

Futboll

Prokurori Besim Kelmendi: Kemi pasur informacione që mund të ketë kurdisje në Superligën e Kosovës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustruese

Prokurori, Besim Kelmendi ka folur rreth temës së kurdisjeve në futbollin.

Ai tha se ka pasur informacionet për ndeshjet e fundit që mund të ketë kurdisje.

“Ne kemi pasur disa informacione nga burime të ndryshme se mund të ketë dukuri negative në ndeshjet e fundit në Superligë. Ne kemi kërkuar që të jemi afër këtyre ndeshjeve.

Nëse ka prova ne do te ngrisim hetimet tona. Nuk mund te flas se për cilat ndeshje, por ne po punojmë intenzivisht në këtë drejtim. Ka kurdisje në futbollin e Kosovës dhe ka ndeshje që ka aktakuze për ato” tha ndër të tjera Kelmendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat