Egoist, gjeni pa ide

Futboll

Egoist, gjeni pa ide

Më: 5 maj 2021 Në ora: 14:59
Egoist, gjeni pa ide

PSG u eleminua nga Manchester City në gjysmënfinalen e Champions League. “Qytetarët” kishin triumfuar 1-2 në Paris, po ashtu fituan edhe takimin e kthimit në “Etihad” me rezultatin 2-0, pa e vënë më diskutim kualifikimin.

Sulmuesi brazilian Neymar, provoi gjithçka, por ekipi i Guardiolës i dha një dush të ftohtë futbollistit të PSG, ashtu edhe mediat franceze.

Performanca e Neymar në ndeshjen e fundit në fakt ka bërë që shtypi francez të tregohet i pamëshirshëm ndaj lojtarit.

“Një gjeni pa ide”, ishte titulli i Le Parisien, duke shpjeguar se O Ney  ishte humbur plotësisht në gjysmëfinalen e dytë. Edhe L’Equipe sigurisht nuk tregohet i dashur  me paraqitjen e brazilianit: “Ai nuk bëri asnjë ndryshim me ndeshjet e tij dhe ai kurrë nuk arriti të bënte një ndeshje të mirë përballë Ëalker. Një zhgënjim”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por të hedhësh kryqin mbi supet e Neymar është FranceFootball, e cila sigurisht nuk flet në favor të kandidaturës së brazilianit për Topin e Artë. “A ishte me të vërtetë e nevojshme të prekte topin gjashtë here? Neymar zbuloi anën e tij të errët kundër City-t, ai ishte i padurueshëm, ai donte të bënte gjithçka vetë. Madje i mërziti edhe shokët e tij duke i shërbyer rrallë.” Ishin titujt për futbollistin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat