Chelsea përgatit rinovimin e Brojas!

Futboll

Chelsea përgatit rinovimin e Brojas!

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:05
Chelsea përgatit rinovimin e Brojas!

11 golat e shënuar me Vitessen në këtë sezon mes Eredivisies dhe Kupës së Holandës në këtë sezon nga Armando Broja nuk kanë mbetur pa rënë në sytë e drejtuesve të Chelsea-t të cilët besojnë shumë te aftësitë e talentit shqiptar dhe sipas mediave angleze kanë përgatitur rinovimin e kontratës së bomberit të kombëtares kuqezi me një pagë ndjeshëm të përmirësuar ekonomikisht.

Broja është vetëm 19 vjeç dhe gjatë këtij sezoni ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm duke përfunduar në radarët e shumë klubeve nga kampionate të rëndësishme por Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë shqiptarin prandaj pritet t’i rinovojë kontratën.

Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do ta huazojë sërish Brojën në një tjetër skuadër sezonin e ardhshëm ndoshta në kampionatin anglez apo do ta lejojë akoma të rritet te Vitesse.

Ekziston edhe mundësia që ai të jetë pjesë e Bluve të Londrës në edicionin 2021-2022, por gjithçka do të varet nga dëshira e trajnerit Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat