Rruga drejt titullit!

Futboll

Rruga drejt titullit!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:05
Rruga drejt titullit!

Sfida mes Teutës e Partizanit nuk do të përcaktojë vetëm fatin e “djemve të detit“ dhe “demave“, por do të përcaktojë edhe sezonin e Laçit e Vllaznisë, dy skuadrave te tjera qe kanë luftuar deri më tani per titull.

Për t’u ndalur tek bardhezinjtë të cilët kanë një diferencë prej 5 pikësh me Teutën, një fitore eventuale e durrsakëve dhe një ndalesë e laçianëve në kryeqytet, do t’i nxirrte matematikisht nga lufta për titull, te njëjtën gjë do t’i shkaktonte kuqebluve nëse nuk do ja dilnin kundër krutanëve, në këtë mënyrë si kurbinasit po ashtu edhe shkodranët në të njëjtën kohë që do të luajnë kundër Tiranës dhe Kastriotit do ta kenë vëmëndjen edhe në “Niko Dovana“.

Për Laçin, barazimi do të ishte rezultati që do t’i mbante plotësisht në betejë për titullin historik, sepse një X në Durrës i bashkuar me një fitore eventuale ndaj Tiranës do të bënte që bardhezinjtë e Duros të barazoheshin me pikë me Partizanin, duke patur avantazhin e ndeshjeve direkte. E më pas Laçi do të luante gjithçka për gjithçka të premten kundër Teutës. Një fitore eventuale ndaj “djemve të detit“ në një takim që do ishte si finale, do t’i barazonte me pikë me Teutën në krye, por edhe këtu me avantazhin e ndeshjeve direkte.

Në sfidën e fundit bardhezintë do të përballen me Vllazninë në Shkodër, një ndeshje që nëse ekuacioni i mësipërm realizohet dhe Vllaznia do i fitonte ndeshjet e veta, atëherë edhe shkodranët do të ishin në garë për titull. Vërtetë një fund kampionati për zemra te forta në Kategorinë Superiore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat