​Abdixhiku: Futbolli është promotori kryesor i vendit tonë, meriton vëmendjen institucionale e financiare të Kosovës

Futboll

​Abdixhiku: Futbolli është promotori kryesor i vendit tonë, meriton vëmendjen institucionale e financiare të Kosovës

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:33
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku e ka uruar klubin e futbollit Fc Prisntina me rastin e shpalljes kampion i Superligës së Kosovës pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit.

Përveç Prishtinës, Abdixhiku e ka uruar edhe Kf Llapin që ditë më parë fitoi Kupën e Kosovës në futboll.

“Ditë më parë KF Llapi fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës. Sot FC Prishtina u shpall kampion i Superligës, për t’iu rikthyer titullit pas 8 viteve pritje. Kështu u përmbyll edhe një sezon i vështirë i futbollit kosovar.”, ka shkruar fillimisht në statusin e tij në “Facebook” kryetari i LDK-së

“Të dy ekipeve, lojtarëve, trajnerëve, udhëheqësve e tifozëve në veçanti - atyre që u japin shpirt përballjeve të përjavshme në vend - i uroj për sukseset respektive këtë vit; me shpresë shumë që emrin e Kosovës ta bartin me krenari në përballjet evropiane.”

Në fund Abdixhiku ka thënë se sport, e ne veçanti futbolli është promotori kryesir i vendit dhe se për shkak të kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe di mbështetje e madhe financiare poashtiu.

“Në çdo përballje jashtë, sporti - futbolli në veçanti - vazhdon të mbetet promotori kryesor i vendit tonë. Asgjë s’i afrohet. Asgjë! Si i tillë, i njëjti meriton vëmendjen më të lartë institucionale e financiare të Kosovës. Në këtë përpjekje do të jemi bashkë të gjithë.”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat