Fitoi kampionatin falë një goli më shumë, festën e çmendur të Besiktasi

Futboll

Fitoi kampionatin falë një goli më shumë, festën e çmendur të Besiktasi

Më: 20 maj 2021 Në ora: 19:00
Fitoi kampionatin falë një goli më shumë, festën e çmendur të Besiktasi

Skuadra e Besiktasit arriti të fitonte Superligën turke të futbollit në fund të një edicioni të çmendur ku për të bërë diferencën mes skuadrës së drejtuar nga Sergen Jalçin dhe Gallatasarajit të Fatih Terim, është dashur të merret për bazë golavarazhi në kampionat.

Titulli kampion u vendos nga golavarazhi i skuadrave dhe Beshiktash e kishte +45, ndërsa Gallatasaraji +44. Ky gol i siguroi bardhezinjve titullin e 16 në histori.

Skuadra dhe pjesëtarët e stafit nuk kanë zgjedhur autobusin për të bërë paradën e zakonshme me titullin, por kanë zgjedhur jahtin për të lundruar mes qytetit dhe i dhënë mundësinë akoma më shumë tifozëve për të festuar.

Nga pamjet e publikuara shihen qindra jahte që shoqëronin ekipin bllokuan trafikun e anijeve në Bosfor. Një festë dhe atmosferë e veçantë e titullit, që është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat