Batatina: KF Llapi e ka në sirtarin e vet trofeun e parë 

Futboll

Batatina: KF Llapi e ka në sirtarin e vet trofeun e parë 

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:07
Batatina: KF Llapi e ka në sirtarin e vet trofeun e parë 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka pasur edicionin më të mirë në histori të klubit, fitues i Kupës së Kosovës dhe po ashtu edhe siguruan vizën për në Conference League.
Batatina ka pritur Ruzhdi Statovcin.

 “Kisha nderin që në vizitë të ngrohtë të pres kryetarin e Federatës së Futbollit për diasporë me të cilin së bashku biseduam për ngritjen në nivel sa më të lartë të skuadrës së Llapit, nga e cila skuadër dhe ky qytet kanë dalur emra të mëdhenj të futbollit. 

Ai më uroj dhe përgëzoj mua si trajner për trofeun e parë historik të skuadrës së Llapit dhe Kryetarin e klubit për organizimin e mirë të skuadrës së bashku me nënkryetarin dhe drejtorin ekzekutiv ku falë tyre KF Llapi e ka në sirtarin e vet trofeun e parë dhe merr pjesë në garat evropiane, përkatësisht në UEFA Conferece League.

Isha i nderuar që Ruzhdi Statovci, njëherit kryetari i Federatës për diasporë u nda i kënaqur me organizimin e skuadrës dhe avancimin e futbollit llapjan në nivele evropiane”, ka shkruar Batatina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat