Apolonia “mbetet” në Superiore…!

Futboll

Apolonia “mbetet” në Superiore…!

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:56
Apolonia “mbetet” në Superiore…!

Duket një titull sensacional ky, por në fakt si metonimi është diçka e vërtetë. Ajo që kemi parë të stampuar në gjoksin (fanellat) e lojtarëve të Apolonisë gjatë sezonit që u mbyll, do të jetë tashmë logo e detyrueshme për të gjithë lojtarët e Superiores, në tri edicionet e ardhshme. Thënë ndryshe, sponsori kryesor i skuadrës fierake, që sportivisht dhe realisht ka zbritur në Kategorinë e Parë, “Abissnet”, është shpallur fitues i ankandit të emrit të Kategorisë Superiore.

Sipas njoftimit përkatës të Ligës Profesioniste, dy shoqëri u kualifikuan në raundin final të ankandit, ndërsa në fund triumfoi shoqëria e Koço Kokëdhimës, president i Apolonisë, “Abissnet sh.a”. Kjo kompani që ofron shërbime internet dhe telefonie ka të drejtën mbi emrin e Superiores për tri sezonet e ardhshme, pasi ka ofruar më shumë se të tjerët, plot 54 milionë lekë të rinj në ankand.

Ja njoftimi për fituesin:
Ankandi për emrin e kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”
Sot më datë 03.06.2021, u zhvillua ankandi për shitjen e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore”. Në ankand u kualifikuan që të merrnin pjesë dy shoqëri, ajo “OTP Bank Albania” dhe “Abissnet sh.a.”.

Vlera fillestare e ankandit ishte 50 milionë lekë. Në përfundim të tij, fitues u shpall shoqëria ‘Abissnet sh.a’. e cila e fitoi të drejtën e emrit të kampionatit të futbollit “Kategoria Superiore” për tri sezonet në vijim, 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024, me vlerën 54 milionë lekë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat