Lirola rikthehet te Fiorentina

Futboll

Lirola rikthehet te Fiorentina

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:52
Lirola rikthehet te Fiorentina

Pol Lirola rikthehet te Fiorentina pas përfundimit të huazimit te francezët e Marseille.

Por me shumë mundësi futbollisti nuk do të qëndrojë gjatë në Toskanë pasi për 23-vjeçarin ka shfaqur interes Atalanta.

Trajneri Gian Piero Gasperini kërkon të përforcojë repartin e prapavijës dhe Pol Lirola  spanjolli duket alternativa e duhur. Por për të arritur te kartoni i mbrojtësit, Atalanta më parë duhet të mposhtë konkurencën e Marseille, që për ta rimarrë lojtarin është gati t’i ofrojë klubit vjollcë 11 milionë euro.

Për momentin drejtuesit e Fiorentinës kanë kërkuar kohë për të ardhmen e lojtarit, pasi më parë duhet të mbyllin çështjen e zgjedhjes së trajnerit të ri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat