Llapi fiton ndaj Dritës

Futboll

Llapi fiton ndaj Dritës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 19:31
Llapi fiton ndaj Dritës

Ka përfunduar miqësorja mes Dritës dhe Llapit e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në ndeshjen testuese para garave evropiane, llapjanët kanë shënuar fitore minimale 0:1, shkruan Gazeta Olle.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 32-të nga Valmir Veliu pas asistimit të Bujar Idrizit.

Në pjesën e dytë “Intelektualët” nuk arritën të rikthehen në lojë.

Kjo është fitorja e parë e Llapit në fazën përgatitore, pasi ditë më parë u mposhtën nga Prishtina me rezultat 3:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat