Klubi nuk e ka më në plane

Futboll

Klubi nuk e ka më në plane

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 21:18
Klubi nuk e ka më në plane

Karriera e Ergys Kaçes në Greqi vazhdon të mos jetë e qendrueshme.

Vitin e shkuar lojtari shqiptar firmosi një kontratë 2-vjeçare me Arisin e Selanikut, ku pritej të gjente formën e duhur dhe të jepte kontributin e tij në elitën e futbollit grek.

Megjithatë një vit përpara përfundimit të kontratës, ekipi helen jo vetëm që nuk dëshiron të rinovojë me 28-vjeçarin, por kërkon të ndërpresë bashkëpunimin që këtë verë.

Mediat e shteti fqinj bëjnë me dije se Ergys Kaçe nuk është më në planet e Arisit, prandaj klubi i ka dhënë 10 ditë pushime për të menduar formulën që do të zbatojnë për të prishur përpara kohe kontratën që përfundon në vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat