Pa luajtur ndaj Çekisë, Anglia mund të kualifikohet sonte në fazën tjetër të “Euro 2020”

Futboll

Pa luajtur ndaj Çekisë, Anglia mund të kualifikohet sonte në fazën tjetër të “Euro 2020”

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Kombëtarja e Anglisë mund të kualifikohet sonte në fazën tjetër të “Euro 2020”, edhe pa luajtur ndeshjen e fundit.

“Tre Luanët” renditën në grupin D dhe e nisën në mënyrën më të mirë duke mposhtur Kroacinë, por pastaj zhgënjyen me një barazim ndaj Skocisë.

Ndeshja e fundit do jetë ndaj Republikës Çeke, që befasisht janë lider në grup.

Por, do këtë edhe një xhiro që do zhvillohet, me ndeshjet që në grupin B dhe C do mbyllen sonte (e hënë).

Ukraina përballet me Austrinë, në të njëjtën kohë, ku Holanda përballet me Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa, Finlanda do përballet me Belgjikën, derisa Rusia synon kalimin tutje me fitore ndaj Danimarkës.

Në rast që këto ndeshjen kryhen me disa rezultate, atëherë Anglia do kualifikohet në fazën tjetër edhe pa zhvilluar ndeshjen e fundit.

Skuadra e Southgate ka katër pikë, aq sa numëron Çekia, por ka golaverazh më të mirë.

Austri kundër Ukrainë mund të jetë si të dojë përpos barazimit, derisa danezët duhet të mposhtin Rusinë ose Belgjika të fitojë ndaj Finlandës.

Nëse këto skenare ndodhin, skuadrat që renditën në pozitën e tretë do kenë nga tre pikë, një më pak se sa numëron momentalisht Anglia.

Në rast që nuk ndodhin, atëherë Anglia do zhvillojë ndeshjen e fundit në grupe nesër ndaj Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat