UEFA i befason të gjithë me njeriun e ndeshjes Kroaci-Skoci

Futboll

UEFA i befason të gjithë me njeriun e ndeshjes Kroaci-Skoci

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 23:13
UEFA i befason të gjithë me njeriun e ndeshjes Kroaci-Skoci

Mesfushori Nikola Vlasiç është zgjedhur nga UEFA si njeriu i ndeshjes në triumfin që Kroacia arriti ndaj Skocisë duke e mundur me rezultatin 3:1.

Teksa të gjithë prisnin që njeriu i ndeshjes të ishte Luka Modriç, UEFA e ka befasuar të gjithë duke i dhënë çmimin 23 vjeçarit.

Megjithatë, Vlasiç zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar dhe golin e avantazhit për kroatët pas asistit nga Ivan Perisiç.

Një shtysë për karrierën përpara të mesfushorit kroat i cili aktivizohet me CSKA-an e Moskës në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat