PSG nuk ndalet

Futboll

PSG nuk ndalet

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:27
PSG nuk ndalet

PSG ka monopolizuar këtë sezon veror të merkatos. Jo më kot konsiderohet i vetmi klub që nuk po vuan krizën ekonomike të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19, të paktën nëse shikon përforcimet që ka bërë klubi i Emirit të Katarit.

Për më tepër, PSG as që ka ndër mend të ndalet dhe sipas të përditshmes spanjolle As, pas afrimeve ekselente si Wijnaldum, Hakimi, Sergio Ramos e Donnarumma është gati të hidhet në sulm edhe për Theo Hernandez dhe Paul Pogba.

Hernandez nuk dëshiron të lërë Milanin, ku vetëm pak muaj më parë rinovoi kontratën duke e zgjatur deri në vitin 2025, por transferimi në Paris, në Ligue 1, do ti jepte mundësinë për tu vënë në vitrinë në nivel kombëtar, dhe për të fituar një ftesë aq të shumëpritur nga trajneri i Francës Didier Deschamps.

Krejt ndryshe është situata për Paul Pogba, Mesfushori nuk ka rinovuar me Manchester United ku i skadon kontrata verën e ardhshme, largimi i tij është pothuajse i sigurt sidomos pas deklaratave të menaxherit Mino Raiola, dhe vetë lojtari ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Këto kohë është folur shumë për Juventusin që ëndërron ta risjellë në Torino, por sipas burimeve spanjolle, PSG e ka seriozisht dhe përveç aspektit ekonomik mund të favorizohet edhe nga fakti se me transferimin aty Pogba ka mundësinë që të luajë në qytetin e tij të lindjes, Parisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat