Brdariç optimist para sfidës me AEL Limasolin

Futboll

Brdariç optimist para sfidës me AEL Limasolin

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 18:58
Brdariç optimist para sfidës me AEL Limasolin

Vllaznia do të tentojë të surprizojë qipriotët e AEL Limasolit, në përballjen që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 19:00, në transfertë, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, foli në konferencën për shtyp në prag të ndaj qipriotëve, teksa u shpreh:

“Skuadra është gati për ndeshjen me AEL. Gjatë këtyre ditëve jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin dhe mënyrën si ai luan. Kemi të bëjmë me një skuadër të mirë, në radhët e të cilës ka lojtarë me shumë cilësi, por kanë edhe ato pikat e dobëta dhe ne do të mundohemi t’i godasim pikërisht aty.

Çdo kundërshtar është i vështirë. Në këtë fazë që kemi mbërritur duhet të tregohemi më të kujdesshëm. Me Shiroki Brijeg ndoshta kemi treguar pak naivitet. Fatmirësisht edhe orari i ndeshjes tashmë është ndryshuar nga UEFA dhe kushtet do të jenë më të mirë për të dy ekipet për të zhvilluar një takim të mirë.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj AE, kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë agresiv dhe sulmues dhe kuptohet edhe atmosfera në stadium do të jetë në favorin e tyre.

Ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha këto dhe të japim më të mirën tonë, për të tentuar një rezultat sa më të mirë të mundshëm. Vetëm Da Silva nuk do të jetë i gatshëm se është i dëmtuar, ndërsa të tjerët janë të gjithë në dispozicion dhe shpresoj që secili prej tyre të japë më të mirën e tij në këtë sfidë shumë të rëndësishme”- ka thënë Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat