I përgëzon edhe “mbreti” Pele

Futboll

I përgëzon edhe “mbreti” Pele

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:47
I përgëzon edhe “mbreti” Pele

Brazili për femra e fitoi ndeshjen hapëse të Olimpiadës kundër Kinës 5-0. Përtej rezultatit, ndeshja ishte historike për dy lojtare braziliane, të cilat hynë në klubin e legjendave të Lojërave Olimpike.

E para është Marta, e cila bëhet personi i parë ndonjëherë, duke përfshirë edhe futbollistët burra, që shënon gol në pesë edicione të ndryshme të Olimpiadës. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i festuar në rrjetet sociale nga i madhi Pele:

“Përshëndetje Marta, tani do të jesh duke fjetur, sepse je në anën tjetër të botës. Unë të përgëzoj, jetoje dhe në ëndërr çfarë ke bërë disa orë më parë. Dhe duke folur për ëndrrat, mendoj se keni frymëzuar edhe të tjerët.

Suksesi yt është shumë më tepër sesa një e mirë personale. Ai simbolizon shpresën për një botë më të mirë, ku gratë fitojnë shumë më shumë hapësirë. Ky moment frymëzon miliona sportistë, nga shumë disiplina të ndryshme dhe nga e gjithë bota, që të luftojnë për të drejtat e tyre. Urime, ju jeni më shumë se një futbolliste, sepse me këmbët tuaja ndihmoni në ndërtimin e një bote më të mirë”.

Përgjigja e Martës erdhi menjëherë: “Faleminderit për afeksionin, Rei (mbreti), dhe për brohoritjet që bën për ekipin tonë kombëtar! Tani përqendrim total te beteja tjetër”. 

Pasi fitoi ndeshjen debutuese në “Tokyo 2020” dhe vendosi këtë rekord, tani Marta duhet të përqendrohet me shoqet e saj të skuadrës për të larguar tabunë olimpike. Brazili për femra, në fakt, fitoi dy medalje argjendi në “Athinë 2004” dhe “Pekin 2008”, por kurrë nuk fitoi një të artë. Për Martën, rekordi i golave ​​ka mbërritur, por Formiga, 43-vjeçare, ka një arritje që është ndoshta edhe më e rëndësishme. Me ndeshjen kundër Kinës, ajo mori pjesë zyrtarisht në 7 Olimpiada radhazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat