Reagon ish-futbollisti i njohur, Gajur Sadiku, pas eliminimit të Shkëndijës: Ja çka duhet të bëj

Futboll

Reagon ish-futbollisti i njohur, Gajur Sadiku, pas eliminimit të Shkëndijës: Ja çka duhet të bëj

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:48
Reagon ish-futbollisti i njohur, Gajur Sadiku, pas eliminimit të Shkëndijës: Ja çka duhet të bëj

Shkëndija nga Tetova është eliminuar edhe nga Liga e Konferencës, duke u mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup nga Riga e Letonisë me rezultat 0:1.

Eliminimin e papritur të kuqezinjve sigurisht se ka kapërdirë lehtë as Gajur sadiku, legjenda e futbollit tetovar. Ishfutbollisti i njohur që jeton malmo të Suedisë deklaroi se i ka ardhur keq për eliminimin, por se nuk është fundii botës. Ai tha se sponsori Ecolog e dinë më së miri se çka i duhet klubit.

“Me keqardhje, por nuk është fundi i botës. Sponsori kryesor Ecolog e dinë sakt se çka i nevojitet klubit. Shpresojmë në më të mirën për KF Shkëndija.

Shkëndija i meriton grupet e Champions Leagues.

Me siguri se do të merren masa në të ardhnen për të mirën e të gjithëve. Ecolog Arena dhe publiku tetovar e meriton një gjë të tillë. Forca Shkëndija”, ka deklaruar për News-TV, legjenda tetovare Gajur Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat