Zbarkon në Torino

Futboll

Zbarkon në Torino

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:12
Zbarkon në Torino

Kaio Zhorzh është një futbollist i Juventusit zyrtarisht. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Ciao Xhorxh”, shkroi Juventusi, teksa në foto shikohet talenti brazilian i cili ka mbërritur në Torino. 

Kaio Zhorzh është 19 vjeç, një pykë elegante prej 182 centimetrash, i cili përveçse të lëvizë në zonën rivale, i pëlqen që shpesh të luajë edhe jashtë saj, duke bërë organizatorin e sulmit meqenëse se ka një dozë të lartë teknike.

Për sa u përket shifrave të transferimit, ai që ka konfirmuar ato që u bënë të ditura që të premten janë ekzakte: 1.5 milionë euro menjëherë pas firmës, 1.5 milionë të tjera verën e ardhshme, plus 1 milion në formë bonusi, nëse Juventusi kualifikohet për në Ligën e Kampioneve për sezonin 2022-2023.

Në të njëjtën kohë, Santosi ka ruajtur edhe një kuotë prej 5 për qindësh, në rast të një shitjeje në të ardhmen të Kaio Zhorzh nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat