Abazaj dëmtohet keq

Futboll

Abazaj dëmtohet keq

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:59
Abazaj dëmtohet keq

Kristal Abazaj është prej 1 sezoni pjesë e skuadrës turke të Istanbulsporit duke arritur të bëhet protagonist së bashku me sulmuesin tjetër shqiptar Eduard Rroca.

Abazaj ka luajtur dy ndeshje si titullar në startin e sezoni të ri, por një dëmtim si duket i ka prishur planet e 25-vjeçarit. Ish-futbollisti i Kukësit ka lajmëruar në rrjetet sociale se ka këputur ligamentin dhe do të qëndrojë jashtë fushe për një kohë të gjatë.

Ky dëmtim pritet ta mbajë jashtë fushe Abazajn minimalisht 3 deri në 6 muaj jashtë fushe.

‘’Ditën e djeshme në stërvitje pësova dëmtimin më të rëndë të karrierës time si futbollist. Pas disa vizitave doli përgjigja që kam këputur ligamentin në gjurin e djathë.

Ky dëmtim do më marrë kohë, por jo dëshirën, forcën e vullnetin për tu rikthyer më i fortë se kurrë’’, shkroi Abazaj në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat