Broja debuton edhe në Premier League

Futboll

Broja debuton edhe në Premier League

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:29
Broja debuton edhe në Premier League

Dy golat si dhe paraqitja e shkëlqyer në Kupën e Ligës kanë bindur trajnerin Ralf Hasenhutl që t’i japë sot minuta në dispozicion Armando Brojës, duke aktivizuar sulmuesin shqiptar edhe në Premier Ligë.

Futbollisti i talentuar ka arritur kështu që të bëjë debutimin me ekipin e tij në elitë, thuajse një vit e gjysmë pas atij me Çelsin kundër Evertonit.

Broja u aktivizua në minutën e 71-të të ndeshjes ndaj Sauthempton, në vend të Adams dhe dukej qartësisht se skuadrës së tij i mungonte një sulmues i tillë pasi nisi të harkonte më shumë topa drejt portës për të shfrytëzuar praninë fizike të Brojës.

Një harkim nga e majta u nis vetëm 3 minuta më vonë për sulmuesin shqiptar dhe ndonëse ai nuk arriti të devijonte sferën, tërhoqi mbrojtësin me vete dhe Eljonusi arriti të barazonte rezultatin i cili deri atëherë ishte në avantazhin 1-0 për vendasit.

Ndeshja u mbyll me shifrat 2-2, falë një goli me penallti të Uard-Prous në minutën e 95-të të duelit, pasi Njukasëlli kishte kaluar në avantazh në minutën e 90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat