Franca kërkon fitore

Futboll

Franca kërkon fitore

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 20:09
Franca kërkon fitore

Franca do të kërkojë që sonte t’i kthehet fitoreve kundër Finlandës pas dy barazimeve radhazi kundër Bosnje Hercegovinës dhe Ukrainës

Edhe në këtë ndeshje për Francën nuk është në ekip Kylian Mbappe derisa edhe sot nga minuta e parë për “Gjelat” starton në sulm Martial dhe Benzema.

Franca vazhdon të jetë në vendin e parë me 9 pikë derisa Finlanda është në vendin e dytë me 5 pikë, aq sa ka edhe Ukraina.

Në rast fitoreje, Franca do të vazhdojë ta ruajë epërsinë prej Ukrainës në 7 pikë, derisa pas kësaj ndeshje ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar deri në fund të kualifikimeve për Botërorin 2022 që mbahet në Katar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat