Ajaxi mposht Zwollen

Futboll

Ajaxi mposht Zwollen

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 23:48
Ajaxi mposht Zwollen

Rezultatet e javëve të para të Eredivizies sugjerojnë për një garë dyshe mes Ajaxit të Amsterdamit dhe PSV Eindhovenit për titullin kampion.

Në javën e katërt të elitës së futbollit holandez, të dyja këto skuadra fituan në transfertë: Ajaxi mposhti Zwollen 0:2 ndërsa PSV iu imponua 0:3 Alkmaarit.

Haller shënoi të dy golat për “harkëtarët” në suksesin ndaj Zwolles, ndërsa në fitoren e PSV-së pati tre golashënues të ndryshëm: Boscali, Vertessen dhe Doan.

Në dy takimet e tjera të Eredivizies Twente fitoi 1:0 me Utrechtin, ndërsa Cambuur-G.A. Eagles përfundoi 5:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat