Favoritët pa vështirësi

Futboll

Favoritët pa vështirësi

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 17:35
Favoritët pa vështirësi

Sot u zhvilluan përballjet e raundit të para eliminator në Kupën e Maqedonisë në futboll.

Skuadra favorite nuk kishin shumë vështirësi për të avancuar në rundin e ardhshëm. Struga Trim Lum në transfertë, me 2:0 mundi Sasën, Rabotniçki demoloi skuadrën e Slloga Vinicë me 3:0.

Me të njëjtin rezultat Makedonija Gjorçe Petrov, poashtu në transfertë, mundi Detonit Xhuniorin, ndërsa fitoren më bindëse e shënuan skuadrat e Renovës dhe Pelisterit.

Skuadra nga Xhepçishti mundi Gostivarin me 4:0, ndërsa skuadra nga Manastiri shënoi 9 gola në rrjetën e Lubotenit.

Në mesin e 16 ekipeve u kualifikuan edhe Tikveshi, Ohri dhe Vardari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat