Sot pasdite (ora 15:00) do të zhvllohen ndeshjet e javës së 4-t në ligën e dytë të Maqedonisë-grupi Veri.
Derbi i javës do të zhvillohet në Kratovë, ku Sileksi e pret Voska Sport-in.
Vendasit nga tre ndeshje kanë tre fitore, por sot do të jenë pa njërin prej lojtarëve më të mirë, Burhan Aliji, i cili u ndëshkua me të kuq në takimin e fundit përballë Ohrid-it.
Gjithsesi sot pritet një ndeshje interesante dhe e paqartë në Kratovë.
Një tjetër derbi do të luhet në Gostivar, ku Besa ambicioze e pret Korabin e Dibrës, që konsiderohet një derbi shqiptar, kurse një sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Veleshtë, ku veleshtarët e presin Vardarin e Shkupit.
Në dy takimet tjera Kadino pret Gostivarin, ndëra Teteksi luan si mysafir me Ohrid-in.
Ndeshjet e javës së 4-t, ora 15:00
Besa-Korabi
Kadino-Gostivari
Veleshta-Vardari
Sileks-Voska Sport
Ohrid-Tetek.