Teuta-Dinamo, derbi shqiptar

Futboll

Teuta-Dinamo, derbi shqiptar

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:25
Teuta-Dinamo, derbi shqiptar

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore.

Në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës do të luhet ndeshja Teuta-Dinamo.

Kjo sfidë pritet të jetë e luftuar nga të dyja krahët ku të dyja skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, 4 pikë dhe do të duan triumfin e dytë në këtë edicion të kampionatit.

Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Tiranës, e cila do të zhvillohet në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës. Pas barazimit me Egnatian, skuadra bardheblu nga kryeqyteti do të kërkojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Ndërsa Kastrioti i cili ka humbur dy ndeshjet e para të këtij kampionati ndaj Dinamos dhe Kukësit do të synojë pikët e para ndaj një kundërshtari jo të lehtë si Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat