Bayerni favorit

Futboll

Bayerni favorit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:27
Bayerni favorit

Ish-mesfushori i Francës dhe Arsenal-it, Robert Pires, ka folur për Champions League, duke thënë se Bayern Munich është skuadra favorite dhe se askush nuk i afrohet bavarezëve në Europë.

“Për momentin nuk shikoj një skuadër më të mirë se Bayern Munich në Europë”, ka thënë Pires për Kicker.

“Jo vetëm individualiteteve si Neuer, Lewandowski ose Kimmich, por për organikën që ka në dispozicion trajneri dhe forcën e klubit. E shikoj Bayern-in si favoritin kryesor për të fituar Champions League”.

Në lidhje me PSG: “Në Mynih flitet gjithmonë për klubin, një gjë që më duket e mrekullueshme ndryshe nga sa ndodh në Paris, ku flitet më shumë për lojtarët individualisht, si për shembull për të ardhmen e Mbappe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat