Crespo shkarkohet nga detyra

Futboll

Crespo shkarkohet nga detyra

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:58
Crespo shkarkohet nga detyra

Hernan Crespo nuk është më trajner i Sao Paolos.

Klubi brazilian ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin argjentinas për shkak të rezultateve negative të skuadrës në kampionat.

Palët mbyllën konsensualisht marrëveshjen, me Crespon që largohet pas 8 muajsh, ku arriti t’i jepte Sao Paolos titullin e Paulistas pas shumë vitesh.

Gjithsesi, vendi i 13 aktualisht, në kampionat, dhe humbjet e fundit përkeqësuan situatën, që çuan edhe në largimin e argjentinasit nga stoli i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat