Arsenali sfidon Milanin

Futboll

Arsenali sfidon Milanin

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:57
Arsenali sfidon Milanin

Arsenali sfidon Milanin në merkato sa i takon kartonit të sulmuesit të talentuar të Club Brugges, Noa Lang.

Kuqezinjtë kanë kohë që e kanë lojtarin në listën e objektivave për të ardhmen, por paraqitja e mirë e 22-vjeçarit në këtë sezon, ku në 10 ndeshje ka realizuar tre gola, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane e mes tyre ёshtё edhe Arsenali.

Sipas medieve angleze, “Topçinjtë” kanë avancuar në tratativat me klubin belg për të kartonin e sulmuesit, duke u ofruar shumën e 30 milionë eurove.

Gjithsesi, drejtuesit e klubit belg e kanë bërë të qartë se holandezi mund të largohet vetëm nëse paraqitet oferta prej 40 milionë eurosh, në të kundërt Lang do të vazhdojë të qëndrojë në Bruge, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat