Mund të largohet falas

Futboll

Mund të largohet falas

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 12:52
Mund të largohet falas

Ousmane Dembélé, blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Barcelonës, mund të largohet falas vitin e ardhshëm.

Klubi dëshiron të kursejë sa më shumë nga pagat marramendëse të futbollistëve.

Dembele kërkon shumë në sezon dhe deri sot nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2022.

Dembele u ble për 145 milionë euro në verën e vitit 2017, kur Neymar u transferua te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Ai renditet i dyti si blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës, pas Philippe Coutinhos 160 milionë euro.

Deri sot, Dembele ka qenë shpenzim i kot për Barçën, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë dhe duke mos e ndihmuar asnjëherë klubin kur më së shumti ka pasur nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat