Shkupi mendon për dy ndeshjet e radhës

Futboll

Shkupi mendon për dy ndeshjet e radhës

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:44
Shkupi mendon për dy ndeshjet e radhës

Shkupi me 23 pikë vazhdojnë të mbetemi në kreun e tabelës në Ligën e Maqedonisë së Veriut edhe pas raundit të 10-të.

Në Stadiumin e qytetit në Kavadarci, kundër Tikveshit, golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Abdul Rwatubyaye në minutën e 30-të, kështu duke i dhënë Shkupit fitoren e shtatë deri më tani në ligë.

Kryetrajneri jonë, Goce Sedloski, theksoi se fitorja është shumë e rëndësishme dhe tani duhet të punojmë për dy ndeshjet e radhës.

“Udhëtuam për në Kavadarci për një qëllim dhe qëllimi jonë ishte vetëm fitorja.

Nuk isha i kënaqur me pjesën e dytë sepse i kishim disa gabime por pjesën e parë e kontrolluam mirë. Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme dhe tani duhet që të fokusohemi për dy ndeshjet e radhës. Gjithashtu, më duhet ti uroj lojtarët për tre pikët”, u shpreh Sedloski, pas ndeshjes.

Në ndeshjen e radhës, përballë nesh do ta kemi përsëri skuadrën e Tikveshit, por kësaj radhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë.
Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat