Pesë derbi më të mëdhenj

Futboll

Pesë derbi më të mëdhenj

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 12:23
Pesë derbi më të mëdhenj

E diel e sotme duket se është e rezervuar për derbit klasike në kampionatet evropiane.

Në Spanjë, Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë ‘El Classicon’ e radhës, duke filluar nga ora 16:15.

Kjo mund të jetë një ‘El Classico’ më e zbehtë për dallim nga të kaluarat, pasi pas Ronaldos, më nuk do të jenë prezent as Leo Messi e Sergio Ramos që shpeshherë kanë prodhuar një rivalitet tejet të ashpër në fushën e lojës. Dy rivalët Messi e Ramos u transferuarn tek gjiganti francez, PSG, duke u bërë kështu bashkëlojtarë tek ekipi francez.

Në Angli, derbi është padyshim ai mes Man. Junajted dhe Liverpulit, i cili konsiderohet derbi më i madh në ishull. Dy skuadrat kanë prodhuar gjithmonë rivalitete nga më të ndryshmet. Kjo ndeshje fillon nga ora 17:30 dhe do të zhvillohet në “Teatrin e Ëndrrave”, në qytetin e Mançesterit.

Në Itali do të luhet ‘Derby d’Italia’ mes Interit dhe Juventusit duke filluar nga ora 20:45. “Derby d’Italia” është emri i derbit të futbollit ndërmjet Interit të Milanos dhe Juventusit të Torinos. Termi u krijua në vitin 1967 nga gazetari sportiv italian Xhiani Brera.

Në Francë do të zhvillohet derbi i cili konsiderohet më i madhi në kampionatin e Ligue 1, mes Marsejës dhe PSZH-së i cili njihet si derbi ‘Le Classique’, që fillon nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat