A ishte vërtet faull?

Futboll

A ishte vërtet faull?

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 11:29
A ishte vërtet faull?

Mark Clatennburg, gjyqtari anglez që vendosi drejtësi në finalen e Champions League të sezonit 2015-2016 mes Realit të Madridit dhe Atleticos, ndeshje e fituar nga Los Blancos ka treguar një prapaskenë që do të mbetet në mendjen e tifozëve nga ajo supersfidë në një intervistë të dhënë sëfundmi.

Në sfidën e luajtur në San Siro në 2016-ën kishte disa episode për të cilat u morën vendime të çuditshme nga gjyqtari anglez i cili u tërhoq nga arbitrimi një vit më pas. Clatennburg ka rrëfyer se goli i 1-0 i Sergio Ramos duhej anuluar për pozicion jashtë loje, ndërkohë që për të kompensuar gjithçka dha një penallti të dyshimtë në favor të Fernando Torres për Los Colchoneros.

“ E dija që Bale e kishte prekur topin, duke ia bërë më të thjeshtë Ramos-it për të shënuar golin e 1-0, por duke e vendosur atë në pozicion jashtë loje. Në këtë mënyrë i kërkova asistentit tim, nëse kishte patur prekje të topit pas goditjes së dënimit.

Por nuk po dëgjoja asgjë në kufje dhe mu desh të akordoja golin dhe të vazhdoja lojën. Më në fund arrita të bisedoja me asistentin tim i cili më tha se kufjet kishin pasur një difekt pikërisht në atë moment dhe nuk mundi të thoshte që pati një prekje nga Bale. Isha shumë konfuz pasi ishte një vendim i vështirë nga ana ime”.

Nga ky moment te penalltia e dhënë në favor të Atleticos së Madridit.

“ Isha me fat sepse arriti të vërshëlleja një penallti për një faull të dyshimtë, le të themi 50 me 50.  Torres ishte qartësisht para Pepes dhe pati një kontakt mes tyre.

Por a ishte vërtet faull? Mund ta shikoje në pikëpamje të ndryshme por unë vërshëlleva për penallti për të kompensuar gabimin që bëra në golin e Realit i cili ishte në pozicion jashtë loje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat