Problemet më të mëdha për Barcelonën

Futboll

Problemet më të mëdha për Barcelonën

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:44
Problemet më të mëdha për Barcelonën

Me zyrtarizimin e Xavi Hernandez si trajner i Barcelonës për 3 vitet e ardhshme, drejtuesit e klubit blaugrana tashmë kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të trajnerit të ri, elementë të rëndësishëm që mund të përforcojnë skuadrën duke nisëur që nga merkato e janarit.

Problemet më të mëdha për momentin Barcelona i ka në sulm duke patur parasysh edhe problemet kardiake të Sergio Agueros apo dëmtimet e Braithwaite dhe Dembele.

Drejtuesit e Barçës kanë piketuar për repartin e avancuar ish-lojtarin e Villareal, sulmuesin nga Republika Demokratike e Kongos, Cedric Bakambu.

Këtij të fundit i përfundon në janar kontrata me klubin kinez Beijing Gouan dhe për Barçën konsiderohet një opsion i mirë për t’u afruar me parametër zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat