Shqiptari i Kosovës kërkon ndihmë, iu zhduk pasuria - i përndjekur nga regjimi i Recep Erdoganit!

Futboll

Shqiptari i Kosovës kërkon ndihmë, iu zhduk pasuria - i përndjekur nga regjimi i Recep Erdoganit!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:20

Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, me prejardhje nga Kosova, Hakan Shukur, ka dërguar kërkesë për ndihmë.

Ish futbollisti i njohur Hakan Shukur iku në Amerikë, ku jeton në varfëri pavarësisht milionave që fitoi gjatë karrierës së tij.

Golashënuesi legjendar i Galatasarayt, për të mos përfunduar pas grilave, u desh të largohej nga vendi i tij, pasi kundërshtoi publikisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai shkoi në Kaliforni dhe për të mbijetuar filloi të bënte gjëra që as nuk e kishte ëndërruar se do t'i duhej.

Sot, ai punon në restorant dhe me taksi për të mbijetuar.

Ai është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon video ku tregon se dashurinë e parë nuk e harron, futbolli e ka në gjak dhe thjesht nuk bën dot pa të.

"Situata ime është shumë e vështirë. Ata më morën gjithçka, pothuajse gjithçka që kisha dhe investova në Turqi" - tha Shukur për “Sportweek”, duke fajësuar presidentin turk Erdogan për të gjitha problemet e tij.

“Ai më kërkoi të bashkohesha me partinë e tij sepse do të fitonte më shumë vota dhe më pas më ktheu në armik të shtetit, vetëm se nuk kisha të njëjtat ide me të”, shpjegoi Shukur.

"Më morën gjithçka. Ma dëbuan familjen, më arrestuan babanë. Fatkeqësisht, të gjithë ata që ngritën zërin në Turqi dhe që kërkuan demokracinë tani po paguajnë çmimin”, tha më tej.

Ai kërkon ndihmë që të angazhohet të paktën në futbollin italian.

“Nëse dikush është mjaft i guximshëm për të më dhënë një shans në futbollin italian, do të thotë shumë për mua”, tha Shukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat