Italia në play-off

Futboll

Italia në play-off

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 23:50
Italia në play-off

Italia, falë 16 pikëve të fituara në eliminatore, do të hyjë në short më 26 nëntor si koke grupi, ndaj sigurisht që do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi. Ky është skenari sot, një ditë pas mbylljes së kualifikueseve të Europës per kampionet e Europes.

Rregullat e FIFA-s për skuadrat evropiane që do të hyjnë në play-off kanë ndryshuar. Nëse doli me Suedinë katër vjet më parë pas një ndeshje të dyfishtë, tani FIFA ka propozuar një formulë të re për 12 skuadrat që do të hyjnë në play-off.

Kush hyn në play-off?

Evropa ka 13 vende në dispozicion për Kupën e Botës në Katar. Dhjetë të parat e raundeve kualifikuese do të marrin pjesë në garë plus tre të tjera, të cilat do të vijnë nga play-off. Dhjetë nënkampionët e dhjetë grupeve do të kenë akses në play-off së bashku me dy më të mirët e Ligës së Kombeve që nuk kanë pasur tashmë akses direkt në Kupën e Botës ose në play-off përmes vendit të dytë.

Kur do te behet shorti? Si funksionon playoff-i?

Shorti do të hidhet më 26 nëntor. Të 12 skuadrat do të ndahen mes gjashtë skuadrave koka grupesh dhe gjashtë jo koka grupesh në tre grupe me nga 4 ekipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat