Martinez: Nuk duhet të falim

Futboll

Martinez: Nuk duhet të falim

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:02
Martinez: Nuk duhet të falim

Lautaro Martinez është rikthyer të jetë vendimtar dhe udhëheqësi i këtij Interi.

Argjentinasi ka gjetur përsëri golin nga pika e bardhë e penalltisë dhe i ka dhënë qetësinë skuadrës së tij duke dyfishuar rezultatin

“Duhet të shikojmë vetëm veten tonë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë për të pasur në Krishtlindje sa më shumë pikë të jetë e mundur. Nuk duhet të falim, për këtë motiv jemi të gjithë shumë të fokusuar tek objektivat e grupit.

Në fund të dhjetorit do të bëjmë llogaritë tona dhe atëherë do të kemi një panoramë më të qartë të gjithë ecurisë. Deri atëherë do të japim maksimumin”; ka thënë Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat