Krasniqi fton Plisat në derbin e madh kundër Dritës

Futboll

Krasniqi fton Plisat në derbin e madh kundër Dritës

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Krasniqi fton "Plisat" në derbin e madh kundër Dritës

Prishtina - Drita është derbi i javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 13.30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita renditet në vend të tretë me 28 pikë e Prishtina e pesta me 24.

Futbollisti i Prishtinës, Endrit Krasniqi, kërkon fitore ndaj Dritës.

“Kjo është ndeshje derbi, në të cilën mund të them se Prishtina do të luajë për fitore dhe shpresoj se në fund do ta arrijmë qëllimin.

Kemi përmirësim të formës, por nuk mendoj se është forma më e mirë e lojtarëve të Prishtinës pasi mundemi edhe më mirë.

Jemi të koncentruar që mos të bëjmë gabime siç kemi bërë në fillim dhe të jemi në hap me ekipet e tjera për pozitat e para”, tha Krasniqi

Ai bëri apel që tifozët ti pushtojnë tribunat. “I ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe “Plisat” që të na ndihmojnë jo vetëm në këtë ndeshje, por në çdo takim sepse me mbështetjen e tyre, besoj se do të jetë më e lehtë në arritjen e sukseseve që i pretendojmë”, përfundoi Endrit Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat