Tuchel i shqetësuar

Futboll

Tuchel i shqetësuar

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:16
Tuchel i shqetësuar

Chelsea pësoi humbje 3:2 ndaj West Ham, në një ndeshje ku e shihte veten në epërsi.

‘Blutë’ lëshuan gjithçka nga dora në fundin e ndeshjes. Përkundër kësaj, Tuchel beson se skuadra nuk luajti dobët, por kishte një kundërshtarë të fortë. Po ashtu, pasimin e gabuar të Jorginho nuk e justifikon dot.

“Unë nuk do të thosha se luajtëm keq, por ishte një ndeshje e mirë ndaj një skuadre të mirë. Të luash këtu është e vështirë, dhe kemi bërë shumë gabime individuale nga të cilat u ndëshkuam”, ka thënë Tuchel.

“Nuk ishte ideja më e mirë për t’u menduar (pasimi i Jorginho). Ta kthesh topin prapa nuk është gjëja e mirë për t’u bërë. Goli i tretë ishte i çuditshëm. Duhet t’i minimizojmë gabimet”, ka shtuar trajneri i Chelsea.

Pas humbjes ndaj West Ham, Chelsea rrezikon ta humb kreun e tabelës, në rast se Man City fiton ndaj Watfordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat