Ziyech dëshiron rikthimin në Ajax

Futboll

Ziyech dëshiron rikthimin në Ajax

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:08
Hakim Ziyech

Futbollisti i Chelseat, Hakim Ziyech e ka pranuar se do të donte të rikthehet në Ajax në një pikë të karrierës.

Ai përfundoi tek kampioni aktual evropian për afro 40 milionë euro në korrik të vitit 2020.

Mirëpo, nga ajo kohë ka dështuar ta sigurojë një vend të padiskutueshëm titullari tek “Blues”.

28 vjeçari lidhet me një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge” në afatin kalimtar të janarit.

Për të, interesim thuhet se ka shprehur Barcelona.

Ndërkaq, ai e ka pranuar se një ditë do të donte të rikthehet në klubin ku u zhvillua si futbollist.

“Në një pikë të karrierës, do të doja të rikthehem në Ajaxi”, u shpreh futbollisti ofanziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat