Trupi muskuloz i Ronaldos

Futboll

Trupi muskuloz i Ronaldos

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:30
Trupi muskuloz i Ronaldos

Sport- Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është i njohur për fizikun e mahnitshëm trupor.
Futbollisti i Manchester Unitedit është një fanatik i stërvitjeve dhe përkushtimi i tij ndaj ushqimit të shëndetshëm është tejet strikt.

Edhe pse në moshën 36 vjeçare, ai ka një fizik dhe performancë që ia kanë zili kolegët në moshë shumë më të re.

Ronaldo arrin të jetë në qendër të vëmendjes edhe përmes imazheve që vënë në plan të parë dukjen e tij, teksa edhe një herë i ka mahnitur fansat me formën trupore.

Një fotografi e publikuar në Instagram që tregon trupin muskuloz të portugezit ka marrë tre milionë pëlqime vetëm një orë pas publikimit.

Sa i përket futbollit, CR7 vazhdon të jetë ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, derisa do të kalojnë dekada deri kur dikush t’i arrijë rekordet e tij të panumërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat