Zbulohet prapaskena e bujshme

Futboll

Zbulohet prapaskena e bujshme

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:36
Erling Haaland

Lyon në 2015-ën mund të kishte marrë Erling Haaland, por vëzhguesit e klubit francez vendosën të bënin një zgjedhje tjetër që, duke parë si kanë shkuar gjërat, ka rezultuar një nga dështimet më të mëdhatë Lyon-it.

Kjo prapaskenë është zbuluar nga Cyrill Collot, bashkautor i biografisë për sulmuesin norvegjez, i cili ka kujtuar episodin për RMC:

“Zbuluesit e talenteve të Lyon-it, në 2015-ën shkuan disa herë në Bryne për të parë një talent të ri si Tord Salte, mikun më të mirë të Haaland dhe shoku i skuadrës së tij.

“Në atë formacion luante edhe qendërsulmuesi që ishtë më i vogli nga të gjithë edhe spe tregonte që në atë kohë cilësitë e tij. Megjithatë, vëzhguesit e Lyon nuk e morën në konsideratë”.

Nëse Haaland është bërë një nga sulmuesit më të fortë dhe më të kërkuar në botë, gjërat kanë shkuar ndryshe për Salte, i cili është kthyer në atdhe pas tre vitesh në Francë dhe tani luan me Sogndal IL në kategorinë e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat